Lojtarët e Manchester United e duan Solskjaer si menaxher të përhershëm
Që nga largimi i menaxherit Jose Mourinho, skuadra angleze ka arritur t’i fitojë gjashtë ndeshje.
Për këtë arsye futbollistët e Manchester United-it, e duan norvegjezin Ole Gunnar Solskjaer si menaxher të përhershëm, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Përveç rezultateve të mira gjatë ndeshjeve, stafi i kësaj skuadre është i kënaqur me metodat dhe personalitetin e menaxherit norvegjez, dhe për këtë arsye dëshiron që ai të mbetet pjesë e klubit.