Krejt mbrapsht!
Kryeministri me përgjegjësi të kufizuara Albin Kurti në dy intervista, njërën në RTK e tjetrën në Top Channel te gazetarja Grida Duma duke dashur të argumentoj se përse nuk po shkon në Prokurori Speciale ku është i ftuar si dëshmitar në rastin e skandalit me rezerva shtetërore, ishte përgjigjur, se s’do të fotografohet nga “gazetarët që rrijnë te kafenetë afër prokurorisë” e të përfundoj në ballinat e portaleve fillimisht vendore e te ato botërore pastaj. Anipse një raportim i tillë do të ishte shumë më i dinjitetshëm, pasi do të flitej për bashkëpunim nder-institucional, Kurti me logjikën e tij të shkurtër doli ‘blof’ sërish.
Këtë të martë nga “Washington Post” deri te “Associated Press”, pra mediat prestigjioze botërore shkruan, duke “denoncuar” Kurtin për ‘ikjen’ e tij nga drejtësia.
Agjencia e njohur e lajmeve Associated Press” raportoi se Kurti refuzoi edhe në dhjetor që të paraqitet, duke insistuar që dëshmia të merret në zyrën e tij.
“Ai nuk është i akuzuar në këtë rast, por zyrtarë të tjerë janë” – raportohet tutje.
Tutje artikulli përmend edhe akuzat e sulmet e Kurtit ndaj Prokurorisë Speciale:
“Po përdor dhe po abuzon me lirinë për të luftuar me Qeverinë, jo krimin e korrupsionit. Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm për të dëshmuar”.
I njejti artikull shkoi edhe në Washington Post. Aty u raportua se si Kryeministri i Kosovës po refuzon të dëshmoj për një rast korrupsioni.
Kurti edhe sot kur u pyet gjatë ditës për arsyet se përse nuk po i përgjigjet drejtësisë, meqenëse legjislacioni i Republikës e parasheh barazinë para ligjit, ai vazhdoi ta përdorë argumentin logjik-shkurtër, “po mbushen ballinat e portaleve të oligarkëve” – ishte përgjigja e Kurtit.
Ish-Kryeministri Avdullah Hoti me anë të një postimi në Facebook ia përmendi Kurtit se po përfundon në ballinat e mediave botërore duke e paraqitur vetën e Kosovën shumë keq, shkruan Nacionale.
“Sot, Kosova ka qenë në titujt e mediave ndërkombëtare për këtë sjellje të Kurtit.” – shkroi Hoti.
Ndryshe, sipas Kodit të Procedurës Penale, për këtë mosparaqitje të Kurtit në Prokurori ai duhet të dënohet me 250 eruo. Pas kësaj faze vjen edhe një ftesë tjetër, refuzimi potencial parasheh gjobë prapë deri në 250 eruo.
Nëse prapë refuzon duhet t’a çojnë aty me forcë. E nëse refuzon të përgjigjet, mund të mbahet në paraburgim për një muaj.
Kurti është ftuar si dëshmitar, pasi ministrja e tij Rozeta Hajdari dyshohet se keqperdori rezervat shtetërore.