Locatelli: Të zhgënjyer për barazimin, nuk u dorëzuam dhe meritonim më shumë

Te Juventus ka zhgënjim pas barazimit 2-2 në shtëpi ndaj Lazio, në ndeshjen e së dielës në Serie A. Një barazim që erdhi në minutat shtesë, pas golit të Kalulu.

Më vjen vërtet keq për gabimin tim: një barazim që na lë të zhgënjyer, por reagimi i shkëlqyer i ekipit mbetet“, tha Manuel Locatelli.

Ne donim më shumë se një barazim dhe dhamë gjithçka. Për fat të keq kjo nuk mjaftoi që të fitonim, por nuk u dorëzuam kurrë”, shtoi më tej mesfushori bardhezi.

“Ne jemi ende në garë për objektivat tona, por e dimë se do të na duhet shumë punë dhe të mos falim më pikë”, deklaroi Locatelli.

The post Locatelli: Të zhgënjyer për barazimin, nuk u dorëzuam dhe meritonim më shumë appeared first on Telesport.