Locatelli sfidon Real: E kemi harruar humbjen me City, për të shkuar në finale duhet të përballesh me më të fortët

Juventus ka një përballje të vështirë në Kupën e Botës për klube, atë ndaj Real Madrid, sfidë që vlen fazën çerekfinale.

Bardhezinjtë nuk po kalojnë një moment të mirë, sidomos pas humbjes 2-5 ndaj Manchester City, në përballjen e fundit të fazës së grupeve.

Ajo ndaj City ishte një ndeshje e keqe, por kemi analizuar gjithçka dhe po mendojmë për sfidën e radhës. E rëndësishme është të rikuperojmë energjinë tonë dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër”, tha Manuel Locatelli.

Nuk duhet të dorëzohemi. Është e qartë se kemi bërë shumë gabime, por duhet të shohim përpara. Siç kemi bërë gjithmonë”, shtoi lojtari bardhezi.

Nuk flasim për objektiva, por mendojmë për të bërë më të mirën e mundshme ndaj Real Madrid. Për të shkuar deri në fund duhet të përballesh me më të fortin“, tha Locatelli.

The post Locatelli sfidon Real: E kemi harruar humbjen me City, për të shkuar në finale duhet të përballesh me më të fortët appeared first on Telesport.