Pas barazimit me Lazion, Juventusi përballet me Interin në “Derby d’Italia”, një ndeshje që mund të ndikojë si garën për titull, ashtu edhe Champions. Kapiteni Manuel Locatelli tha: “E dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Interi është skuadër e madhe dhe shumë e pjekur. Mendoj se kjo na ka munguar neve dhe bën diferencën në renditje. Duhet personalitet, gjithçka do të vendoset nga detajet”. Ai shtoi: “Kemi rikuperuar energjitë fizike dhe mendore, jemi gati”.
Për Luciano Spalletti: “Jemi shumë të lumtur që punojmë me të. Nuk i pëlqen të flitet për të, por ne jemi shumë të kënaqur”. Për shokët: “Thuram është mirë, vendos trajneri kush luan. Koopmeiners ka cilësi të mëdha. Cambiaso duhet të qëndrojë i qetë dhe të punojë, ka personalitet dhe e meriton të jetë këtu. Boga mund të na ndihmojë shumë në duelet një kundër një”.
Për ekipin: “Jemi të rinj dhe na mungon pak pjekuria, por kemi cilësi dhe hapësirë për përmirësim”. Për veten: “Gjithmonë jap zemrën për këtë fanellë”.
The post Locatelli: Na ka munguar pjekuria e Interit, kjo ka krijuar edhe diferencën në renditje appeared first on Telesport.










