Locatelli, i zemëruar me ekipin e tij: Nuk mund t’ia lejojmë vetes disfata të tilla

Kapiteni i Juventusit, Manuel Locatelli, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes ndaj Comos: “Nuk mund t’ia lejojmë vetes disfata të tilla, jam i zemëruar me mënyrën si luajtëm. Gabimet në detaje bëjnë diferencën”.

Në intervistën për DAZN, ai shtoi: “Duhet t’i rregullojmë këto gjëra, kemi folur me trajnerin. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Real Madridin, ndoshta do të ketë ndryshime, por këtë e vendos trajneri. Ne duhet të ngremë kokën dhe të punojmë. Ka shumë ndeshje në një muaj, por kur vesh këtë fanellë, je i detyruar të përpiqesh t’i fitosh të gjitha, pa justifikime”.

Locatelli theksoi se ekipi duhet të reagojë menjëherë: “Duhet të japim më shumë nga vetja. Me Real Madridin kemi mundësinë për të treguar sa vlejmë. Jemi të zemëruar, por e vetmja gjë që mund të bëjmë është të punojmë dhe të përmirësojmë ato detaje që na kushtuan sot”.

The post Locatelli, i zemëruar me ekipin e tij: Nuk mund t’ia lejojmë vetes disfata të tilla appeared first on Telesport.