Locatelli: Duhet të marrim përgjegjësitë tona dhe të shkojmë në Botëror

Manuel Locatelli, duke folur për “Rai” pas humbjes 4-1 ndaj Norvegjisë, analizoi gabimet dhe momentin e vështirë të Italisë: “Bëmë një pjesë të parë të mirë, duhej të kërkonim golin e dytë. Në mars duhet të shkojmë me tjetër energji, të jemi të bashkuar në çdo moment të lojës. E dimë çfarë rrezikojmë dhe duhet të marrim të gjitha përgjegjësitë”.

Sa i përket rënies në pjesën e dytë, Locatelli shtoi: “E filluam keq sepse lejuam shumë kundërsulme dhe ishim pak të kujdesshëm në parandalime. Tani duhet të analizojmë gabimet dhe të fokusohemi te marsi, sepse aty vendoset gjithçka”.

Për presionin dhe “play off”-in, kapiteni i Juventusit theksoi: “Trajneri është i aftë, por edhe ne kemi përgjegjësi, të cilat duhet t’i marrim. Jemi grup i mirë, me dëshirë për punë”. Ai pranoi edhe vështirësitë në ndeshjet e mëdha: “Është detyra jonë të bëjmë më mirë. Kundër ekipeve të forta kemi humbur gjithmonë. Po punojmë çdo ditë në Coverciano, sepse patjetër duhet të shkojmë në Botëror”.

The post Locatelli: Duhet të marrim përgjegjësitë tona dhe të shkojmë në Botëror appeared first on Telesport.