Llogoja e Pavarësisë e vizualizuar si “VV”, Mehmetaj: Turp i papërbishëm, e gërditshme

“Turp të papërbishëm”, e ka quajtur gazetari Lirim Mehmetja llogon e pavarësisë të vizualizuar dhe personalizuar si “VV” – që kryesisht u lexua si llogo me akronime partiake të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ky eshte nje turp i paperbishem.d Kjo logo e gerditshme duhet te refuzohet nga te gjithe”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Kosova s’eshte VV, Kosova eshte UÇK

Nuk ka ndotje ma te madhe te logos se pavaresise sesa asocimi i saj me dy shkronjat e formacionit parapolitik qe mohoi dhe luftoi pavaresine e Kosoves.

Ky eshte nje turp i paperbishem.

Kjo logo e gerditshme duhet te refuzohet nga te gjithe.

Kjo reprezenton ata qe ne diten e pavaresise thane se “sot s’ka arsye per te festuar”.

Dy subjekte s’kishin arsye per te festuar diten e pavaresise se Kosoves – Vetevendosja dhe Serbia.