Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ‘ka sulmuar nën brez, sikur ai e ka çuar Hashim Thaçin në Hagë’.
Sipas Lladrovcit, pas 35 viteve miqësi, me Lushtakun u prishën për interesa personale, sipas tij, të Lushtakut për të ndërtuar ku nuk ka të drejtë të ndërtojë.
“Sami Lushtaku para katër vjete më ka luftu nën brez, 35 vjet i kam anagazhim me aktivitet me Sami Lushtakun, çka thotë ai s’po du me ia përmend emrin, ato dy shkronja kur i bën bashkë ato dalin më keq. Çka thotë ai për neve, na ndreqim e jemi nreq”, tha Lladrovci në Klan Kosova.
“Para katër vjete, kur e kena majt konventën Enver Hoxha ka mbet ushtrues detyre dhe ka kandidu, Memli Krasniqi ka thënë se do me kandidu. Jam i vetmi që kam bë letër, kur i kam thanë Enver Hoxhës, të lutëm miku im, tërhiqu se je vonu me kandidu. Mos na le dy kandidat me përça partinë sepse krerët tanë nuk janë këtu. Edhe Enveri e ka tërheq”, vijoi tutje ai.
The post Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë appeared first on Kosovapost.net.