Lladrovci: Nuk do të zbatohet doracaku ‘’Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues’’

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për FrontOnline, ka thënë se nuk do të zbatohet përdorimi i doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” në komunën të cilën ai e drejton.

‘’Është diskutuar shumë ky doracak, sa jam informuar as nuk është duke u zbatuar dhe nuk pritet të zbatohet me këtë përmbajtje siç është hartuar’’ tha Lladrovci.

Ai thotë se nuk duhet që fëmijët nepër shkolla të mësojnë me praktika të tilla.

‘’Nuk besoj se duhet t’i mësojmë fëmijët në shkolla me praktika çfarë u debatuan rreth përmbajtjeve të këtij doracak’’ shprehet Lladrovci.

Po ashtu, Lladrovci thotë se pret nga MAHT të bëjë veprimet e duhura.

‘’Pres veprime të duhura nga Ministria’’ tha Lladrovci për FrontOnline.