Lladrovci fton qytetarët për votim të numrit 130 dhe Bedri Hamzën kryeministër

Në përmbyllje të fushatës, Ramiz Lladrovci ka ftuar qytetarët dhe Shtabin fitues të Drenasit të jenë në krye të detyrës për çdo votë për PDK-në dhe Bedri Hamzën kryeministër.

Postimi i tij në fb:

Ftoj qytetarët e komunës së Drenasit, në veçanti ftoj anëtarët e Shtabit fitues, të jenë në krye të detyrës për çdo votë, për Partinë Demokratike të Kosovës, numrin 130 dhe Bedri Hamzën kryeministër.

Drenasi ka qenë, është dhe do të jetë bastion i pathyeshëm i PDK-së. Lista e PDK-së, është listë e përfaqësimit ku janë përfshirë vajza dhe të djem, gra e burra që i dalin zot sfidave që po kalon Kosova. Bashkë. Përpara.

130

BedriHamza1