Lladrovci: Fitorja në Drenas ka befasuar shumë amatorë politikë!

Ramiz Lladrovci ka dalë me reagim pas numërimit të 100% të kutive për zgjedhjet lokale të mbajtura sot në Drenas, ku doli i pari me 52.31% dhe la të dytin Petrit Hajdarin e PDK-së, raporton Klankosova.tv

Në një postim në Facebook, ai tha se kjo fitore ka befasuar siç tha ai “shumë amatorë politikë”.

“Qytetarët kampionë u përcaktuan për kryetarin kampion!

Krenar me juve qytetarë të Drenasit – qytetarë të zemrës së Kosovës!

E di se e jetuat e përjetuat këtë fushatë ndoshta më rëndë se unë dhe familja ime, por, edhe ju edhe unë e kemi ditur se jemi në rrugën e drejtë, prandaj fituam.

Fitorja në Drenas, e di, ka befasuar shumë amatorë politikë, por, nuk e befasoi qytetarin krenar, dinjtoz e me integritet të Drenasit.

Kemi dhënë shumë për lirinë e Kosovës dhe nuk e kemi merituar trajtimin që u përpoqën të na bëjnë.

Befasia e këndshme, bashkë me fitoren për Drenasin, është befasia tjetër, kemi marrë më shumë vota “Për Drenasin Kampion” se PDK në Skenderaj.

Drenasi është zemra e Kosovës, krenar me të gjithë qytetarët, vazhdojmë me qeverisjen e mirë, transparente e llogaridhënëse.”

The post Lladrovci: Fitorja në Drenas ka befasuar shumë amatorë politikë! appeared first on Klan Kosova.