Lladrovci falënderon qytetarët për përkrahjen: Për çdo veprim, do të njoftoheni paraprakisht

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falenderuar qytetarët përgëzimet dhe ofrimin e bashkëpunimit.

Me anë të një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se fushata nuk ka filluar ende dhe se për çdo veprim do të njoftohen paraprakisht duke e bërë publike agjendën, shkruan KosovaPost.

“Falënderim!
Qytetarë të nderuar,
Ju falënderoj për të gjitha mesazhet përkrahëse, përgëzimet dhe ofrimin e bashkëpunimit. Në pamundësi të përgjigjes ndaj mijëra mesazheve, ju falënderoj të gjithëve, ua kthefshim me të mirë.
Në mesin e mesazheve, janë dhjetëra ftesa për takime dhe vizita në shtëpitë Tuaja apo në lagje. Ju falënderoj të gjithëve nga zemra, por, përgjigja ndaj të gjitha ftesave, tani për tani është e pamundur.
Ne ende nuk e kemi filluar fushatën e as nuk i shqetësojmë qytetarët me telefonata. Për çdo veprim, do të njoftoheni paraprakisht, duke e bërë publike agjendën apo kalendarin e takimeve dhe aktiviteteve.
PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN
JU FALEMINDERIT! BASHKË, VAZHDOJMË +4!”, ka shkruar ai.

The post Lladrovci falënderon qytetarët për përkrahjen: Për çdo veprim, do të njoftoheni paraprakisht appeared first on Kosovapost.net.