Arne Slot po shkon drejt mbylljes së transferimit të tij të parë në vitin 2025 në atë që do të jetë një goditje e madhe për Ruben Amorim.
Liverpooli duket se do ta fitojë Ligën Premier në sezonin e parë të Arne Slot në krye që prej se erdhi në stol duke zëvendësuar Jurgen Kloppin.
Pavarësisht suksesit të tyre në fushë, titujt e ballinave janë dominuar nga situata e kontratave të disa prej lojtarëve kryesor si Mohamed Salah, Virgil Van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold.Pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve nga Paris Saint-Germaini, Liverpooli pritet që të përforcohet në verë dhe raportimet në Brazil tashmë kanë sugjeruar se ata kanë kontaktuar me një lojtar të cilin e deshi shumë edhe Unitedi.
Duke marrë parasysh se Ryan Gravenberch po merr minuta më shumë se sa çdo mesfushor tjetër i Liverpoolit, drejtuesit e klubit kanë identifikuar Joao Gomes (Wolves) si blerjen perfekte, ka raportuar Gazete do Urubu.
Klubi anglez mund të përballet me konkurrencë nga ‘Djajtë e Kuq’, por këta të fundit fillimisht duhet të fokusohen tek largimet para se të mendojnë për transferime.
Transferimi i parë në epokën e Slot ishte Federico Chiesa i cili erdhi në klub për sezonin 2024/2025, teksa ata kanë transferuar gjithashtu edhe portierin Giorgi Mamardashvili, i cili do të bëhet pjesë e tyre në fund të sezonit./Telegrafi/