Vazhdon periudha e krizës në Premier League për Liverpool-in. Pas 4 barazimeve rresht, sot kampioni në fuqi i Premier League është mposhtur 3-2 nga Bournemoutht, në sfidën e luajtur në “Vitality Stadium”, e vlefshme për javën e 23-të të Premier League. Vendasit e drejtuar nga Andoni Iraola shënuan dy gola të shpejtë brenda pjesës së parë. Pas një topi të gjatë të marrë nga mesfusha dhe asistit të Alex Scott, ishte braziliani Evanislon që mposhti patriotin e tij, Alisson. SHIKOGOLIN
Në minutën e 33-të ishte Alex Jimenez që dyfishoi shifrat për Bournemouth, pas asistit të James Hill. SHIKOGOLIN
Reagimi i të kuqve erdhi në fund të pjesës së parë, Dominik Szoboszlai kroson nga këndi, Virgil van Dijk shënon me kokë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Bournemouth. SHIKOGOLIN
Barazimi do të vinte në minutën e 80-të, ku Dominik Szoboszlai ekzekutoi në mënyrë perfekte goditjen e dënimit, duke dërguar topin në rrjetë. SHIKOGOLAT
Vendasit nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e fitores së madhe në minutën e fundit shtesë me Amine Adli, i cili shënoi pas një topi të ardhur në zonë nga një rivënie e gjatë anësore. SHIKOGOLIN
Rezultati final 3-2. Liverpool mbetet momentalisht në vendin e 4-të me 36 pikë, ndërsa Bournemouth në vendin e 13-të. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot është shumë larg vendit të parë që mbahet nga Arsenal dhe mund të thuhet se përfundimisht është jashtë garës për titull këtë sezon. Objektivi tani mbetet kualifikimi për në Champions League dhe vëmendja kryesore do të jetë pikërisht në këtë kompeticion, ku është ende në garë.
The post Liverpool zyrtarisht në krizë dhe përfundimisht jashtë garës për titullin, Bournemouth fiton në frymën e fundit (video) appeared first on Telesport.










