Liverpool zgjedh një brazilian për të zëvendësuar Van Dijk, kushton 80 milionë euro

Pas Mohamed Salah, i cili zyrtarizoi largimin nga Liverpool pak ditë më parë, një tjetër lojtar i rëndësishëm që pritet të ndahet me të kuqtë, është edhe kapiteni Virgil van Dijk. Holandezit i skadon kontrata në qershor të vitit 2027, por gjasat për t’u larguar në fund të sezonit aktual janë të mëdha.

Ndërkohë, drejtuesit e Liverpool-it kanë një listë të gjatë me disa emra, për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të Van Dijk. Emri i parë në listë është i Murillo, qendërmbrojtësit brazilian të Nottingham Forest.

Sipas medieve angleze, klubi i kuq është i gatshëm të paguajë klauzolën e vendosur nga Nottingham Forest për qendërmbrojtësin brazilian, që është plot 80 milionë euro.

Një tjetër emër që pëlqehet shumë nga Liverpool është edhe qendërmbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, i cili po ashtu mendohet të kushtojë 75-80 milionë euro, por favoriti kryesor për të transferuar italianin është Barcelona, ndaj të kuqtë jabë të foksuar te Murillo.

The post Liverpool zgjedh një brazilian për të zëvendësuar Van Dijk, kushton 80 milionë euro appeared first on Telesport.