Liverpool triumfoi ndaj Southampton, mbetet në garë për titull (video)

Skuadra e Liverpool ka arritur me vështirësi të fitojë në udhëtim kundër Southampton, duke fituar me rezultatin 1- 3.

Southampton ushtroi një presion të madh, dhe u deshën vetëm 9 minuta lojë që Liverpool ta gjente vetën në disavantazh, shkruan lajmi.net.

Ishte qendër sulmuesi Shane Long, i cili shfrytëzoi për mrekulli një situatë në zonën e Liverpool, për  të shkundur rrjetën e Alisson.

Megjithatë, po në pjesën e parë, Liverpool arriti që ta barazojë rezultatin, me anë të Naby Keita, në minutën e 36-të

Liverpool vuajti shumë për të gjetur golin e avantazhit. Ishte një kundërsulm i rrjedhshëm i minutës së 80-të, të cilin për mrekulli e finalizoi Mohamed Salah, për epërsinë e parë të Liverpool.

Vulën për fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp e dha kapiteni Jordan Henderson, i cili realizoi në minutën e 86-të

Me këtë fitore, Liverpool kthehet përkohësisht në vendin e parë në tabelë, me 82 pikë, dy më shumë sesa Manchester City, por City kanë një ndeshje më pak të luajtur. 

https://streamable.com/rkl8y