Liverpooli e ka vazhduar formën e shkëlqyeshme që po kalon në sezonin e ri në Premierligë.
‘Të Kuqtë’ kanë marrë fitoren e pestë në po kaq ndeshje, duke mposhtur Newcastle 3 – 1 dhe duke u bërë skuadra e vetme në Angli që ka pikë të plota.
Liverpool u befasuar në minutën e 7-të kur Jetro Willems realizoi për 0 – 1.
Por ky ishte momenti i vetëm i mysafirëve, pasi vendasit morën lojën në dorë dhe qysh në 45 minutëshin e parë përmbysën gjithçka.
Sadio Mane (28’ 40’) shënoi dy herë dhe kështu i dha qetësi ekipit të tij në zhveshtore.
Pas një superaksioni, Mohamed Salah (72’) vulosi rezultatin 3 – 1 dhe i dha tre pikë të reja skuadrës së tij.
Liverpooli pozicionohet në vendin e parë me 15 pikë, kurse Newcastle mbetet në kuotën e 4 pikëve.
https://www.youtube.com/watch?v=lpTzgkhJ8kg