Liverpool nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, gati të shpenzojë sërish shifra marramendëse. Këtë herë, në shënjestër është sulmuesi Alexander Isak, që luan me Newcastle në Premier League.
“Të kuqtë” janë të përgatitur të shpenzojnë më shumë se 120 milionë euro për sulmuesin suedez, që vjet realizoi 23 gola në kampionat. Nuk ka për të qenë e lehtë, pasi “magpies” duan ta mbajnë edhe një sezon tjetër.
Në rast se ardhja e Isak do të dështojë, atëherë Liverpool ka gati “planin B”, që të çon te Hugo Ekitike i Eintracht Frankfurt. Ai mund të kushtojë rreth 75 milionë euro, shumë që kërkon skuadra gjermane për ta lënë të lirë.
Liverpool ka kohë që është interesuar për suedezin, që luan prej 3 sezonesh në Angli. Deri më tani, skuadra e “reds” ka bërë mjaft blerje të rëndësishme, duke e vënë mes klubeve që ka shpenzuar më shumë në merkato.
The post Liverpool synon një tjetër blerje 100 milionëshe, Slot kërkon golashënuesin e Premier League appeared first on Telesport.