Liverpool surprizon sërish, 100 milionë euro për ish-yllin e Manchester United

Liverpool i është shtuar listës së gjatë të ekipeve që duan Mason Greenwood. Sulmuesi anglez po shkelqen në Ligue 1 tek Olimpique Marseille, ku ka shënuar 15 gola deri tani dhe ka dhënë 4 asiste.

Liverpool e sheh 24-vjeçarin si zëvendësuesin ideal për Mohamed Salah, pasi egjiptiani pritet të largohet në fund të këtij sezoni. Megjithatë, marrëveshja me ekipin francez nuk do të jetë aspak e lehtë.

Duke parë interesin e shumtë për Greenwood, Marseille e vlerësona të 100 milionë euro, shifër që mesa duket Liverpool është i gatshëm ta paguajë. Për Greenwood do të ishte një rikthim në Premier League, pasi më parë ka luajtur për Manchester United.

The post Liverpool surprizon sërish, 100 milionë euro për ish-yllin e Manchester United appeared first on Telesport.