Liverpool sot në fushë si kampion, Slot: E vështirë ta mbrosh titullin në Premier League

Do të nisë sot në mbrëmje sezoni 2025-2026 në Premier League, me kampionët në fuqi të Liverpool që do të përballen me Bournemouth në “Anfield”. Trajneri i “reds” Arne Slot kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë dhe pak orë para debutimit ka ulur euforinë.

Arsyeja pse është kaq e vështirë të mbash titullin është kryesisht sepse ka shumë konkurrentë që mund ta fitojnë kampionatin në Premier League. Ta fitosh një herë është tashmë shumë e veçantë, e lëre më ta fitosh dy herë në tre, katër ose pesë vjet”, tha Slot.

Pra, do të ishte e pabesueshme ta bënim këtë në këtë sezon të ri. Ky vit ndoshta do të jetë më i vështirë për ne se ai i kaluari, sepse çdo ekip sjell lojtarë të rinj. Edhe rivalët tanë kryesorë sigurisht që e bënë këtë dhe presim shumë konkurrencë”, tha Slot.

The post Liverpool sot në fushë si kampion, Slot: E vështirë ta mbrosh titullin në Premier League appeared first on Telesport.