Liverpool shfrytëzon hezitimin e turqve për të siguruar Osimhen, fut në bisedime edhe Nunes për të bindur Napoli

Telenovela “Osimhen” tashmë ka mbërritur në Angli. Një intrigë ndërkombëtare po e trondit tregun e transferimeve, pasi fati i sulmuesit nigerian është më i përfoluri i verës.

Napoli dëshiron 75 milionë euro dhe marrëveshja me Gallatasaraj dukej e mbyllur, por papritmas gjithçka u ndal. Një bllokim të cilin Liverpool synon ta shfrytëzojë në favorin e tij.

Klubi anglez po monitoron situatën dhe, sipas “Sky Sports”, po kërkojnë të shfrytëzojnë hezitimin e Gallatasaraj për të hyrë në negociata. 75 milionë euro është buxheti në dispozicion të Slot që duhet të gjejë një sulmues pas vdekjes tragjike të Diogo Jota.

Isak i Newcastle kushton shumë (120 milionë euro), ndaj kampionët në fuqi të Anglisë e kanë kthyer vëmendjen e tyre te Victor Osimhen. Veçanërisht duke pasur parasysh diskutimet që tashmë janë duke u zhvilluar midis dy klubeve për Darwin Nuñez.

Sulmuesi uruguaian mund të përfshihet në negociata, në një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh. De Laurentiis po kërkon edhe të shesë dhe hezitimi i Gallatasaraj, duke luftuar për të ofruar garanci financiare për Osimhen, po e bën menaxhmentin e Napolit të paduruar.

Prandaj, një ofertë konkrete nga Liverpool mund ta ndryshojë papritur marrëveshjen. Lojtari është gjithashtu i kënaqur me destinacionin, të paktën deri në kapitullin tjetër të telenovelës.

The post Liverpool shfrytëzon hezitimin e turqve për të siguruar Osimhen, fut në bisedime edhe Nunes për të bindur Napoli appeared first on Telesport.