Liverpool po i “shkatërron” karrierën Chiesa-s, refuzon transferimin e italianit te klubi i njohur

Mediat italiane raportojnë se Liverpool ka refuzuar një ofertë të ardhur nga Besiktas për transferimin e Federico Chiesa-s. Italiani mbeti jashtë listës për në Champions League dhe minutat në Premier League i ka me pikatore.

Pavarësisht se e la jashtë Champions League, Arne Slot e sheh italianin si një mundësi të mirë për të bërë rotacionin në sulm gjatë sezonit në Premier League, si dhe në ndeshjet e vlefshme për FA Cup dhe Carabao Cup.

Te Besiktas, Chiesa do kishte mundësinë të ishte titullar dhe protagonist i padiskutueshëm. Refuzimi i Liverpool për t’u transferuar diku tjetër, mund t’i kushtojë shtrenjtë ish-lojtarit të Juventusit.

Verën e ardhshme është Botërori dhe normalisht në listën me 26 lojtarë, Gennaro Gattuso ashtu si çdo trajner tjetër do marrë me vete lojtarët më në formë dhe që kanë qenë aktiv në sezonin e fundit.

The post Liverpool po i “shkatërron” karrierën Chiesa-s, refuzon transferimin e italianit te klubi i njohur appeared first on Telesport.