Liverpool planifikon hakmarrje për largimin e Arnoldit, synon top yllin e Real Madridit

Liverpooli e ka bërë një yll të Real Madridit një ‘objektiv’ transferues pasi Trent Alexander-Arnold duket se do t’i bashkohet gjigantëve spanjollë këtë verë.

Lojtari 26-vjeçar thuhet se është afër bashkimit me 15 herë kampionët evropianë në fund të sezonit me një marrëveshje pesëvjeçare, e cila do të linte një boshllëk në mbrojtjen e The Reds përpara sezonit 2025/26.

Megjithatë, ka dalë një raportim tronditës i cili pretendon se klubi anglez është i interesuar të nënshkruajnë me një lojtar të Real Madridit me vlerë rreth 100 milionë euro, sipas Defensa Central.

Për shkak të disa dëmtimeve afatgjatë të pësuar nga lojtarë si Dani Carvajal, Eder Militao dhe David Alaba këtë sezon, Carlo Ancelotti është detyruar të luajë disa lojtarë si Fede Valverde dhe Aurelien Tchouameni në mbrojtje, pavarësisht se ata janë mesfushorë.

Raul Asencio bëri debutimin e tij në La Liga për Real Madridin kundër Osasunas më 9 nëntor dhe që atëherë është bërë një mbrojtës i fortë në zemër të mbrojtjes së Los Blancos së bashku me Antonio Rudiger.

Të mërkurën, The Athletic raportoi se mbrojtësi 22-vjeçar do të rinovojë kontratën e tij me Madridin, gjë që do ta mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2029.

Një klauzolë e re lirimi prej 100 milionë euro është vendosur të përfshihet në marrëveshje, dyfishi i shumës së mëparshme.

Football 365 raporton se presidenti i Madridit, Florentino Perez nuk dëshiron që lojtari të bashkohet me një ekip tjetër elitar, pavarësisht interesimit të Liverpoolit.

Ancelotti lavdëroi mbrojtësin e tij përpara se 22-vjeçari të futej në krahun e djathtë gjatë humbjes 2-1 të Madridit kundër Real Betis më 1 mars.

Kampionët e Ligue 1, Paris-Saint Germain supozohet se janë gjithashtu të interesuar për qendërmbrojtësin.

Çdo zhvillim i mundshëm në lidhje me një transferim ka të ngjarë të ndikohet nga mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk , kontrata e të cilit do të përfundojë këtë verë.