Jules Kounde duket se po luan sezonin e fundit me Barcelonën, edhe pse kontrata i skadon në vitin 2030. Francezi ka pasur herë pas here përplasje me trajnerin Hansi Flick, megjithatë është një titullar i padiskutueshëm te katalanasit.
Për mbrojtësin e djathtë ka një interes të madh nga klubet e Premier League. “Daily Mail” zbulon se është Liverpool që synon të transferojë Jules Kounde dhe ëhstë i gatshëm të paguajë 80 milionë eurot e kërkuara nga Barcelona.
Në anën tjetër, Barcelona ka piketuar lojtarin e duhur për krahun e djathtë të mbrojtes, që është Daniel Munoz i Crystal Palace, i cili ka një vlerë në treg rreth 25 milionë euro. Ndërkohë që shuma tjetër e përfotuar nga shitja e mundshme e Koundes mund të përdoret për të tentuar transferimin e Alessandro Bastoni, ëndrra e madhe e Flick për qendrën e mbrojtjes, por që ka një kosto mbi 90 milionë euro.
The post Liverpool ofron 80 mln për mbrojtësin e Barcelonës, katalanasit gjejnë direkt zëvendësuesin appeared first on Telesport.










