Liverpool nuk njeh kufij, të kuqtë duan Jude Bellingham. Oferta është e pabesueshme

Sipas asaj që raporton “Fichajes”, Liverpool po përgatitet të thyejë rekordin për transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit dhe një nga më të shtrenjtit në historinë e futbollit.

Kampioni në fuqi i Premier League është vënë pas Jude Bellingham, mesfushorit anglez të Real Madrid. Të kuqtë duan të rikthejnë 22-vjeçarin në Angli dhe t’i besojnë “çelësat” e repartit të mesfushës.

Nga ana tjetër, pavarësisht shifrës tunduese, duket e vështirë që Real Madrid të lejojë largimin e Bellingham. Megjithëse anglezi ka patur disa herë “fërkime” me Xabi Alonso-n këtë sezon, roli dhe rëndësia që ai ka te “Los Blancos” është shumë i rëndësishëm, ndaj largimi i tij duket i vështirë për të ndodhur.

The post Liverpool nuk njeh kufij, të kuqtë duan Jude Bellingham. Oferta është e pabesueshme appeared first on Telesport.