Mesa duket marrëdhënies mes Mohamed Salah dhe Liverpool është krisur përfundimisht, pas deklaratave të egjiptianit pas barazimit dramatik 3-3 ndaj Leeds, ku ai nuk u aktivizua për asnjë minutë. Kujtojmë se Salah nuk është grumbulluar fare për ndeshjen e sotme ndaj Interit.
Ndërkohë që largimi i tij nga Liverpool është i pashmangshëm dhe me shumë mundësi do të ndodhë gjatë merkatos së janarit, Salah duket se iu është vetëofruar tri klubeve të mëdha: Bayern Munich, Real Madrid dhe Barcelona.
Deri tani interesi i vetëm konkret për Salah ka qenë nga Arabia Saudite, por ylli egjiptian mendon të qëndrojë ende në Europë dhe të luajë në nivel të lartë dhe për momentin duket se e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u transferuar në ligën arabe.
Duke qenë se kontrata e tij skadon në vitin 2027, sigurisht që Liverpool nuk do ta lërë të largohet falas dhe do të kërkojë një shumë për kartonin e tij, e cila ende nuk dihet. Në anën tjetër, problem mbetet paga e lartë e lojtarit dhe kjo mund të kthehet në çështje më vete në klubin e ri ku do të transferohet, pasi mund të prishë balancat.
The post Liverpool nuk e do më, Salah iu vetëofrohet tri klubeve të mëdha appeared first on Telesport.











