Pavarësisht përpjekjeve të Liverpool për të bindur Ibrahima Konate për të rinovuar kontratën, e cila skadon në fund të këtij sezoni, qendërmbrojtësi francez duket se ka vendosur se do të largohet përfundimisht në verë dhe destinacioni i tij i ri pritet të jetë Real Madrid.
Ndërkohë, “CaughtOffside” zbulon se Liverpool ka një listë me tre emra për të gjetur zëvendesuesin ideal të Ibrahima Konate. I pari në listë është Jeremy Jacquet, 20-vjeçari i cili po shkëlqen më Rennes në Ligue 1.
Emri i dytë në listë është një objektiv i vjetër, Marc Guehi, i cili ishte pranë transferimit te Liverpool edhe gjatë emrkatos së kalaur, pro lëvizja dështoi në minutat e fundit të afatit kalimtar. Anglezi do të largohet si lojtar i lirë nga Crystal Palace.
Emri i tretë është ai yllit të Dortmundit, Nico Schlotterbeck, 26 vjeçari i cili vlerësohet rreth 50 milionë euro. Për gjermanin ka interes të madh edhe nga Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid dhe PSG.
The post Liverpool nuk e bind dot, Konate do të largohet. Kluqi i kuq ka listën me 3 emra për të zëvendësuar francezin appeared first on Telesport.











