Liverpool është padyshim klubi më aktiv në këtë merkato. Pas transferimit të Jeremie Frimpong, Florian Wirtz, Milos Kerkez, kampioni në fuqi i Anglisë po përgatitet për një tjetër goditje të madhe.
Mediat angleze raportojnë se Liverpool është shumë pranë transferimit të qendërmbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guehi. 24-vjeçari është futur në sezonin e fundit të kontratës me Crystal Palace dhe nuk ka pranuar rinovimin, ndaj klubi që fitoi FA Cup në sezonin e fundit, për të mos e humbur si lojtar i lirë, është gati të lejojë largimin e tij që këtë verë, për shifrën 30 milionë paundë.
Me formën dhe paraqitjet që ka bërë sezonin e fundit te Crystal Palace, Marc Guehi ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha dhe tani është gati për të bërë hapin gjigant në karrierë. Edhe pse ka pasur interes nga klube të tjera të mëdha si Chelsea apo edhe Barcelona, anglezi ka zgjedhur të transferohet te Liverpool.
Marrëveshja mes dy klubeve pritet të finalizohet javën e ardhshme. Me merkaton e bërë deri tani, ekipi i drejtuar nga Arne Slot do të tentojë jo vetëm të mbrojë titullin kampion në Angli, por do të synojë edhe triumfin në Champions League.
The post Liverpool nuk di të ndalet në merkato, shumë pranë transferimit të yllit të radhës appeared first on Telesport.