Sezoni i Liverpool-it në Premier League po del jashtë pritshmërive për kampionët në fuqi të Anglisë. Kreu i tabelës është një iluzion, me 17 pikë diferencë nga Arsenali kryesues, ndërsa zona europiane është 4 pikë larg, me Chelsea në mes. Të paktën është siguruar kualifikimi në 1/8-at e Champions League, por trajneri Arne Slot e pranoi hapur vështirësinë e sezonit:
“Është e ndershme të thuhet se ky është sezoni më i vështirë që kam përjetuar ndonjëherë”. Holandezi shtoi: “Në përvojat e mia të mëparshme kishte vetëm gjëra pozitive dhe nuk mendoj se kam humbur ndonjëherë dy ndeshje radhazi. Ky sezon është një përjashtim për mua dhe për lojtarët, që nuk janë mësuar të humbasin ose të barazojnë kaq shpesh”.
Slot theksoi përmirësimin fizik të skuadrës: “Tani, dëmtimet mënjanë, të gjithë mund të luajnë çdo tri ditë me intensitetin e kërkuar. Performancat tona janë shumë më të mira se në fillim, kur humbëm shumë pikë”. Për barazimet: “Në këtë klub, një barazim duket si humbje. Zhgënjimi është i madh sepse ndiejmë se mund ta fitojmë çdo ndeshje, por realiteti është se nuk po luajmë sipas standardeve tona”.
The post Liverpool në krizë identiteti, Slot “pa filtra”: Nuk jemi mësuar të gabojmë kaq shpesh appeared first on Telesport.










