Milani i Massimiliano Allegrit ka zbritur në fushë në Hong Kong për miqësoren e radhës në turin aziatik, përballë kampionëve në fuqi të Premier League, Liverpool-it të trajnerit Arne Slot, duke fituar me rezultatin 3-2. Pas sfidës kundër Arsenalit, kjo ishte një tjetër përballje prestigjioze për kuqezinjtë, që vazhdojnë të mbështeten te dyshja sulmuese Pulisic-Leão.
🔁 Formacionet startuese:
Liverpool (4-2-3-1): Alisson; Stephenson, Morton, van Dijk, Robertson; Szoboszlai, Gravenberch; Ngumoha, Wirtz, Elliott; Salah. Trajner: Arne Slot
Milani (3-5-2): Maignan; Tomori, Thiaw, Pavlović; Saelemaekers, Fofana, Ricci, Loftus-Cheek, Bartesaghi; Pulisic, Leão.
Trajner: Massimiliano Allegri
⚽ Minuta 11 – GOL Milani, 0-1:
Milani kaloi në avantazh pas një kundërsulmi të shpejtë. Pulisic lëshoi topin në hapësirë Rafael Leãon, i cili përballë Alisson goditi me të majtën dhe shënoi. Festa e portugezit ishte një dedikim për shokun e tij të përfaqësueses, Diogo Jota, duke treguar numrin “20” në kamerë.
⚽ Minuta 26 – GOL Liverpool, 1-1:
Barazuan anglezët me një perlë nga Szoboszlai. Mesfushori hungarez gjuajti me harkim të bukur dhe mposhti Maignan.
🔁 Pjesa e dytë nisi me zëvendësime masive:
Në fillim të pjesës së dytë, Liverpool-i ndryshoi të gjithë formacionin: në lojë u futën Mamardashvili, Nyon, Bradley, Frimpong, Tsimikas, Doak, Gakpo, Jones, Konaté, Kerkez dhe Woodman. Për Milanin hynë në lojë Musah, Gabbia, Okafor dhe Pietro Terracciano.
⚽ Minuta 52 – GOL Milani, 1-2:
Rafael Leão sërish protagonist me një depërtim të shpejtë dhe pasim të zgjuar për Loftus-Cheek. Anglezi dribloi një mbrojtës kundërshtar me një lëvizje të shkëlqyer dhe finalizoi saktë për golin e dytë të kuqezinjve.
⚽ Minuta 59 – GOL Milani, 1-3:
Leão vazhdoi “koncertin” e tij me një asist me thembër për Saelemaekers, i cili krosoi në zonë për Okafor. Sulmuesi i Milanit e goditi topin fluturimthi dhe shënoi golin e tretë për italianët.
Miqësorja e luksit vazhdoi me ritëm të lartë, me Milanin që dëshmoi formë të shkëlqyer dhe kreativitet në sulm, ndërsa Leão shkëlqeu me gol, asiste dhe dedikime prekëse.
🔄 Minuta 64 – Tri zëvendësime për Milanin. nga loja dalin Rafael Leão, Loftus-Cheek dhe Bartesaghi. Në vend të tyre futen Estupiñán (debutimi i tij me fanellën kuqezi), Chukwueze dhe Bondo. Nga ana tjetër, te Liverpool-i rikthehet në fushë mesfushori Morton.
🔄 Minuta 76 – Pushim freskimi dhe dy ndërrime për Milanin: Në këtë moment të ndeshjes miqësore, Allegri përfiton nga pushimi i shkurtër për freskim (“cooling break”) dhe bën dy zëvendësime të tjera: Ricci dhe Tomori lënë fushën, ndërsa futen Pietro Terracciano dhe Comotto.
🔁 Minuta 84 – Dy ndërrime të tjera për Milanin: Saelemaekers dhe Thiaw i lënë vendin në fushë Dutu dhe Magni, ndërsa Allegri vazhdon rotacionin e plotë të formacionit.
The post Liverpool-Milan 2-3, spektakël në miqësoren e Hong Kongut. Leao magjik, kuqezinjtë janë “zjarr” appeared first on Telesport.