Liverpool mendon për Sorloth, por Atletico Madridi “ngre murin” mbi 30 milionësh

Liverpool-i po shqyrton forca të reja sulmuese për të zëvendësuar mungesën e Alexander Isak, i cili do të qëndrojë jashtë për një pjesë të rëndësishme të sezonit, për shkak të dëmtimit. Një alternativë e mundshme vjen nga La Liga; sulmuesi norvegjez i Atlético Madridit, Alexander Sorloth.

Sipas “Marca”, Atlético kërkon më shumë se 30 milionë sterlina për ta lënë të lirë Sorloth, duke e bërë transferim të shtrenjtë për “Reds”. Fillimisht ishte menduar një huazim afatshkurtër, por Atlético nuk ishte dakord, duke e konsideruar sulmuesin element kyç të skuadrës së Diego Simeone. Sorloth realizoi 24 gola në sezonin e kaluar dhe vlerësohet për prezencën e tij në momente kyçe, si dhe punën pa top.

Gjendja shëndetësore e Isak po përmirësohet dhe pritet rikthimi në pranverë, duke ulur nevojën për një blerje të madhe. Për këto arsye, marrja e Sorloth në janar duket e pamundur, ndaj trajneri Arne Slot mund të zgjedhë të mbështetet te lojtarët aktualë deri në rikuperimin e Isak.

The post Liverpool mendon për Sorloth, por Atletico Madridi “ngre murin” mbi 30 milionësh appeared first on Telesport.