Liverpool mbetet duarbosh, ylli i madh zgjedh përfundimisht City-n. Zbulohen detajet

Marc Guehi mund të quhet me plot gojën lojtari më i ri i Manchester City. “Qytetarët” kanë arritur marrëveshjen me Crystal Palace për transferimin e qendërmbrojtësit anglez për 20 milionë paundë.

Kontrata e tij me Crystal Palace skadonte në qershor të këtij sezoni, por Man. City nuk priti dot që ta transferonte falas, ndaj vendosi të paguante shumën e kërkuar nga klubi i tij dhe të finalizojë transferimin e bujshëm brenda merkatos së janarit.

Për Guehi ka pasur një interesim shumë të madh nga Liverpool. Madje, në ditën e fundit të merkatos së verës, Guehi ishte shumë pranë zyrtarizimit te klubi i kuq, por transferimi dështoi në orën e fundit. Megjithatë, Liverpool kishte shpresa për transferimin e mbrojtësit gjatë merkatos së janarit, por 25-vjeçari ka ndërruar mendje dhe ka zgjedhur të transferohet te City.

“Sky Sports” ka zbuluar imazhet e mbrojtësit duke udhëtuar me avion drejt Manchesterit, aty ku lojtari do të kryejë fillimisht testet mjekësore dhe më pas do të vijë firma mbi kontratë. Guehi do të paguhet 16 milionë euro në sezon.

The post Liverpool mbetet duarbosh, ylli i madh zgjedh përfundimisht City-n. Zbulohen detajet appeared first on Telesport.