Liverpool ka mposhtur Tottenhamin në derbin e xhiros së 10 në Premierligë.
‘Të Kuqtë’ fituan me përmbysje në 45 minutëshin e dytë me rezultat përfundimtar 2 – 1.
Harry Kane në minutën e parë e kaloi në epërsi Tottenhamin.
Por kjo i motivoi edhe më shumë lojtarët vendas që nisën sulmet e pandalshme, por goli u vonua deri në pjesën e dytë.
Jordan Henderson (52’) barazoi rezultatin, ndërsa Mohamed Salah (75’) i siguroi tre pikë shumë të rëndësishme nga penalltia.
Ekipi i Jurgen Klopp mban vendin e parë me 28 pikë, 6 më shumë se City në vendin e dytë kurse Tottenham me 12 pikë mban vendin e 11.
https://www.youtube.com/watch?v=z-ohN0krGpQ