Liverpool kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, eliminon Manchester City-n (Video)

Liverpool e ka deklasuar Manchester Cityn me rezultat 4-1 në dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Manchester City nuk ka arritur që ta bëj rikthimin e madh pavarësisht se kështu kishte menduar edhe Pep Guardiola.

Ndeshja në Etihad filloi furishëm me Manchester Cityn që shënoi që në minutën e dytë të ndeshjes me Jesus.

Pjesa e parë përfundoi me tensione, pasi që trajneri i City-t u përjashtua nga loja, pas protestave të tij për një gol të Sane që ishte në pozitë jashtëloje.

Pjesa e dytë ishte shumë më e dobët për Cityn.

M’u për këtë Liverpool barazoi  me Salahun në top formë në minutën e 56-të.

City ishte i pafuqishëm pas golit të pësuar nga Liverpool.

Ata e morën edhe një gol në minutën e 77-të të takimit nga Firmino që e vendosi fatin e këtij takimi.

Liverpool kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas 10 viteve paraqitje në këtë garë.

https://www.youtube.com/watch?v=nDjAhXuTagY