Liverpool ka shpresa te futbollisti 25-30 milionë eurosh për të ndryshuar fatin e sezonit

Pavarësisht se shpenzoi rreth 500 milionë euro në merkaton e verës, Liverpool ka shfaqur shumë probleme këtë sezon dhe deri tani mund të thueht pa frikë që është zhgënjimi më i madh.

Një nga problemet kryesore të të kuqve është mbrojtja, ku dyshja Van Dijk-Konate nuk ofrojnë më siguri dhe me shumë mundësi do të largohen të dy në fund të këtij sezoni.

Ndërkohë, “TEAMtalk” zbulon se Liverpool po punon të forcojë mbrojtjen gjatë merkatos së janarit. Objektivi i Liverpool është të transferojë Marc Guehi gjatë merkatos dimërore dhe të mos presë që ai të vijë si lojtar i lirë për sezonin e ardhshëm, por është i gatshëm të paguajë 25-30 milionë euro për kartonin e tij.

Me transferimin e Geuhi, kampioni në fuqi i Premier League shpreson të rregullojë problemet në qendrën e mbrojtjes dhe pse jo të ndryshojë fatin e këtij sezoni, që deri tani ka qenë shumë zhgënjyes.

The post Liverpool ka shpresa te futbollisti 25-30 milionë eurosh për të ndryshuar fatin e sezonit appeared first on Telesport.