Liverpool pati një verë historike me shpenzime prej 482.9 milionë eurosh për Isak (145 milionë), Wirtz (125), Ekitike (95), Kerkez (46.9), Frimpong (40) dhe Leoni (31). Ky super investim besohej se do ta ngrinte skuadrën në një nivel të ri. Fillimi ishte premtues; 5 fitore radhazi në Premier League, 4 prej tyre në sekondat e fundit, dhe avantazhi prej 5 pikësh ndaj Arsenal, Tottenham dhe Bournemouth.
Por pas 4 javësh panorama ndryshoi. Liverpool është i 7-ti me 15 pikë, duke regjistruar 4 humbje radhazi në Premier League dhe 6 humbje në 7 ndeshjet e fundit, duke u bërë skuadra e parë në histori që fiton 5 të parat dhe humb 4 vijueset radhazi.
Kriza filloi kundër Crystal Palace (2-1) dhe vazhdoi në Champions dhe Premier League. Problemi kryesor? Performanca e dobët e blerjeve të reja. Wirtz nuk ka shënuar ende, Isak vetëm një gol. Sipas të dhënave:
Isak: 8 ndeshje, 1 gol, 1 asist
Ekitike: 13 ndeshje, 6 gola, 1 asist
Wirtz: 13 ndeshje, 0 gola, 3 asiste
Kerkez: 14 ndeshje, 1 gol
Frimpong: 9 ndeshje, 1 gol
Salah ka vetëm 4 gola në 13 ndeshje.
Liverpool është skuadra më e sulmuar me topa të gjatë në Premier League (507), duke treguar vështirësitë e mëdha që ka për të rimarrë formën dhe dalë nga “falimenti sportiv”.
The post Liverpool-i i 500 milionë eurove investim në merkaton e verës futet në “faliment sportiv” appeared first on Telesport.



 
															






