Liverpool i fiksuar me yjet e Bundesligës, 100 milionë euro për transferimin e radhës

Pas transferimit të Jeremie Frimpong dhe Florian Wirtz, Liverpool po mendon të bëjë dhe një tjetër lëvizje të madhe nga Bundesliga. Objektivi i madh i kampionit në fuqi të Premier League është Hugo Ekitike.

Sulmuesi francez i Eintracht Frankfurt shihet si lojtari perfekt për të mbushur boshllëkun e lënë nga i ndjeri Diego Jota si dhe nga një largim i mundshëm i Darwin Nunez. Ekitike, 23 vjeç, shkëlqeu sezonin e fundit, duke shënuar 22 gola dhe dha 12 asiste në 48 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Eintracht Frankfurt.

Për sulmuesin francez interesohen edhe Manchester United dhe Chelsea, por futja e Liverpool në garë mund të ndryshojë situatën dhe Ekitike mund të jetë përforcimi i madh i radhës i klubit të kuq.

Eintracht Frankfurt e vlerëson 100 milionë euro sulmuesin e saj dhe nuk ka ndërmend të pranojë asnjë ofertë poshtë kësaj shifre.

The post Liverpool i fiksuar me yjet e Bundesligës, 100 milionë euro për transferimin e radhës appeared first on Telesport.