Liverpooli thuhet se po planifikon një lëvizje për yllin e Bournemouth, Antoine Semenyo, si zëvendësues për Mohamed Salah.
“Të Kuqtë” janë klubi i fundit që i bashkohet garës për yllin ganez, i cili ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon.
Sipas një raporti në iPaper, Semenyo është objektivi kryesor për Liverpool-in, që është në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë për Salah.
Lojtari ishte gjithashtu i lidhur me Tottenham dhe Manchester United, por zgjodhi të qëndronte te Bournemouth gjatë verës.
Raporti shton se “Qershitë” donin 75 milionë paund për anësorin gjatë verës, por çmimi i kërkuar tani është rritur në 100 milionë paund.
Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre asiste në tetë ndeshje të Premier League këtë sezon, gjë që ka bërë që vlera e tij të rritet.
“Të Kuqtë” interesohen gjithashtu për yllin e Bayern Munich, Michael Olise, dhe yllin e Athletic Bilbao, Nico Williams.
The post Liverpool gjen zëvendësuesin e Salah, kushton 100 milionë £ appeared first on Telesport.