Një nga repartet që ka zhgënjyer shumë këtë sezon te Liverpool është padyshim mbrojtja. Për këtë arsye, klubi i kuq po punon për të ndërhyrë gjatë merkatos së verës.
“CaughtOffside” zbulon se Liverpool ka filluar “përgatitjet serioze” për të përfunduar nënshkrimin e Marco Palestra gjatë verës së ardhshme. 21-vjeçari i cili është nën pronësinë e Atalantës, po shkëlqen këtë sezon në Serie A me fanellën e Cagliari-t, duke zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha, mes tyre edhe Liverpool.
Ideja e klubit anglez është që italiani të jetë si një opsion i menjëhershëm rotacioni ashtu edhe një zgjidhje e besueshme afatgjatë, duke ditur moshën e tij. Përveç cilësive mbrojtëse, Palestra ka rënë në sytë dhe për aftësitë sulmuese, gjë që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Liverpool-it.
Për italianin e krahut të djathtë ka interes konkret edhe nga Barcelona, por Liverpool është më i avantazhuar për shkak të gjendjes më të mrië ekonomike. Oferta e parë për të bindur Atalantën mendohet të jetë 45 milionë euro.
The post Liverpool gjen në Serie A mbrojtësin që i mungon, zbulimi i këtij sezoni. Oferta e parë 45 milionë euro appeared first on Telesport.










