Anësori nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande, është një nga objektivat e Liverpool për të zëvendësuar Mohamed Salah këtë verë. Talenti 19-vjeçar afrikan luan me Leipzig në Bundesliga.
Mësohet se janë zhvilluar bisedime të brendshme te Liverpool se kush duhet ta zëvendësojë Salah, i cili do të largohet këtë verë nga “Anfield”. Dhe lista e kandidatëve nuk është e gjatë.
Diomande ka shijuar një sezon të shkëlqyer në Leipzig, duke regjistruar 13 gola dhe tetë asiste në 32 ndeshje në total. Një talent që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e klubeve “big” në Europë.
Në fakt, drejtuesit e Leipzig dëshirojnë që 19-vjeçari të nënshkruajë një marrëveshje të re edhe pse ajo aktuale skadon në verën e vitit 2030. Ai është në sezonin e tij të parë aty dhe ka befasuar të gjithë.
Për Diomande janë interesuar edhe Manchester United e PSG, por për momentin vetëm po monitorojnë situatën. Mësohet se Leipzig do të kërkojë mbi 70 milionë euro për lojtarin për ta lënë të lirë.
The post Liverpool gjen në Bundesliga zëvendësuesin e Salah, Leipzig kërkon 70 milionë euro për 19-vjeçarin appeared first on Telesport.









