Liverpool gjen lojtarin perfekt në vend të Salah në Serie A, gati oferta 100 mln euro

Mohamed Salah po kalon ditët e tij të fundit te Liverpool. Egjiptiani me siguri do të largohet gjatë merkatos së janarit, nëse nuk ndodh tani, atëherë në verë largimi i tij është 100% i sigurt.

Në anën tjetër, drejtuesit e Liverpool nuk po rrinë duarkryq, por po ndjekin disa emra për të gjetur zëvendësuesin ideal të egjiptianit. Mediet angleze zbulojnë se emri i parë në listën e gjatë të kandidatëve në vend të Salah është ylli i Serie A, Kenan Yildiz.

Drejtuesit e klubit bardhezi po punojnë për rinovimin e kontratës së yllit turk dhe janë të bindur se do të arrijnë një marrëveshje, megjithëse lojtari kërkon një pagë vjetore midis pesë dhe gjashtë milionë eurosh.

Megjithatë, në Torino, nuk përjashtohet mundësia për largimin e Yildiz në rast se vjen një ofertë e jashtëzakonshme dhe e tillë duket se është shifra e ofruar nga Liverpool që mendohett ë jetë rreth 100 milionë euro.

The post Liverpool gjen lojtarin perfekt në vend të Salah në Serie A, gati oferta 100 mln euro appeared first on Telesport.