Liverpool gati 200 mln euro shpenzime, zyrtarizon edhe talentin 21-vjeçar hungarez që po shkëlqen në Premier

Skuadra e Liverpool zyrtarizoi nënshkrimin me mbrojtësin hungarez Milos Kerkez, një ndër personazhet më të spikatura në sezonet e fundit në Premier League. Dy sezonet e fundit ai ka luajtur me Bournemouth, ku në 74 ndeshje ka realizuar edhe dy gola.

Mbrojtësi 21-vjeçar ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare, ndërkohë që kostoja ishte 40 milionë euro. Liverpool tashmë ka sjellë Jeremie Frimpong për 29.5 milionë euro nga Bayer Leverkusen dhe shokun e tij të klubit Florian Wirtz për atë që mund të bëhet një transferim rekord britanik prej 116 milionë eurosh.

Milos Kerkez, duke folur për transferimin e tij te Liverpool, tha: “Jam vërtet i lumtur. Është një nder për mua, një privilegj të vij të luaj për një nga klubet më të mëdha në botë, klubin më të madh në Angli. Jam thjesht shumë, shumë i lumtur dhe i emocionuar”.

Pas kësaj, do të shkoj në shtëpi, në qytetin tim të lindjes do të shijoj disa ditë. Mezi pres të kthehem dhe të vesh uniformën e stërvitjes dhe të filloj stërvitjen dhe përgatitjet për sezonin. Dua vetëm t’i falënderoj të gjithë që më treguan dashuri të madhe”, tha Milos Kerkez.

Do të jap gjithçka, absolutisht gjithçka për të fituar trofe me klubin dhe shpresoj të shënoj disa gola në “Anfield”. Mezi pres të dëgjoj zhurmën e tifozëve. Do të shihemi së shpejti“, tha mbrojtësi hungarez.

The post Liverpool gati 200 mln euro shpenzime, zyrtarizon edhe talentin 21-vjeçar hungarez që po shkëlqen në Premier appeared first on Telesport.