Liverpool fiton ndeshjen e parë në fushë pa Diogo Jota-n, debutimi i Wirtz shtyhet për herë tjetër (video)

Liverpool është rikthyer sot në fushë për herë të parë pas ngjarjes tragjike të ndarjes nga jeta të Diogo Jota-s. Liverpool zhvilloi sot ndeshjen e parë parasezonale ku u përball në transfertë ndaj Preston, ku fitoi 1-3.

Golin e parë për ekipin e drejtuar nga Arne Slot e shënoi Conor Bradley në minutën e 33-të, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të gjatë, që u finalizua me sukses nga të kuqtë.

Në fillim të pjesës së dytë ishte Darwin Nunez që shënoi golin e dytë, pasi përfitoi nga një gafë fatale e mbrojtësit vendas dhe dërgoi topin në rrjetë. Nunez festoi njësoj siç bënte Diogo Jota. SHIKOGOLIN

Në 10-minutat e fundit të ndeshjes u shënuan dy golat e tjerë. Në minutën e 83-të, vendasit ngushtuan shifrat me golin e Liam Lindsay me kokë, ndërsa Cody Gapko vulosi me golin e tij fitoren përfundimtare të Liverpool me shifrat 1-3. SHIKOGOLINEGAPKO

Blerja e bujshme e verës, Florian Wirtz, nuk ishte i grumbulluar në këtë ndeshje, ndërsa u aktivizuan në pjesën e dytë për disa minuta, dy blerjet e tjera Jeremie Frimpong dhe Milos Kerkez.

The post Liverpool fiton ndeshjen e parë në fushë pa Diogo Jota-n, debutimi i Wirtz shtyhet për herë tjetër (video) appeared first on Telesport.