Liverpool pritet të jetë një nga ekipet më aktive të merkatos së verës. Ndryshe nga viti i kaluar, ku të kuqtë bënë shpenzime marramendëse, por rezultati ka qenë dëshpërues, këtë herë drejtuesit e Liverpool-it po punojnë për të bërë lëvizje të kujdesshme dhe me kosto normale.
“Daily Mirror” bën të ditur se një nga objektivat madhor të Liverpool është rindërtimi i mesfushës dhe emri që po qarkullon së fundmi është ai i francezit Khephren Thuram, i cili është nën kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2029.
Megjithatë, gara për nënshkrimin e Thuram do të jetë shumë e fortë, duke ditur se francezi është objektiv dhe për klubet e tjera të njohura të Premier League si Tottenham, Aston Villa, Newcastle dhe Man. United.
Vlera në treg e Thuram llogaritet 40-50 milionë euro, pak a shumë këtë shifër mendohet të kërkojë edhe Juventus për të lënë ë lirë francezin në verën që po vjen.
The post Liverpool e rinis ndërtimin e ekipit të sezonit të ri nga Juventus. Të kuqtë duan mesfushorin e bardhezinjve appeared first on Telesport.










