Liverpool e nis fuqishëm vitin 2026, bën goditjen e parë në merkato

Liverpool e ka nisur vitin duke siguar një talent të madh për të ardhmen. Fabrizio Romano zbulonse Liverpool ka gjetur gjuhën e përbashkët me austriakët e Austria-Wien për transferimin e qendërmbrojtësit 17-vjeçar, Ifeanyi Ndukwe.

Marrëveshja mes palëve është arritur deri tani, por Ndukëe do t’i bashkohet Liverpool-it gjatë verës së ardhshme. Ende nuk dihet nëse qendërmbrojtësi i ri austriak do të provohet direkt në ekipin e parë të kuqve, apo do të huazohet diku tjetër për të fituar më shumë përvojë.

Gjatë verës së fundit, Ndukwe u kërkua edhe nga klubet italiane si Milan dhe Inter, por tani është klubi i Liverpool që ka siguruar nënshkrimin me talentin e ri austriak

The post Liverpool e nis fuqishëm vitin 2026, bën goditjen e parë në merkato appeared first on Telesport.