Situata e Alexander Isak është kthyer në një nga temat më të nxehta të merkatos verore në Angli. Sipas “GIVEMESPORT”, sulmuesi suedez është i gatshëm të diskutojë një kontratë të re me Newcastle vetëm nëse merr konfirmim të qartë nga Liverpool-i se operacioni për ta transferuar në “Anfield” është plotësisht i mbyllur.
Deri atëherë, Isak po pret për të kuptuar nëse kampionët aktualë të Premier League do të rikthehen në garë për të. Liverpool nuk ka heq dorë, por nuk do të bëjë ofertë të dytë pa një sinjal të qartë nga Newcastle. Kjo situatë duket sikur rikthen ngjarjet e vitit të kaluar, kur përpjekjet për të marrë Anthony Gordon u prishën, pasi Newcastle ndryshoi qëndrim mbas disa shitjeve të rëndësishme.
Edhe këtë herë, negociatat duket se kanë ngecur. Liverpool ka ofruar tashmë 110 milionë paund, por përgjigjja e Newcastle ka qenë “jo” e prerë dhe e menjëhershme, duke habitur drejtuesit e kuq, që prisnin të paktën dialog.
Fundi i “tërheqjes së litarit” do të varet nga gatishmëria e Newcastle për të hapur një kanal real negociimi, përndryshe Isak do të mbetet në “St. James Park”, me të ardhmen që për momentin mbetet pezull mes besnikërisë dhe ambicies.
The post Liverpool dhe Newcaslte, si “tërheqje litari” për Isak. Sulmuesi në udhëkryq appeared first on Telesport.