Liverpool, Chelsea dhe United në garë për anësorin e Barcelonës, katalanasit duan 80 mln euro

Jules Kounde mund të jetë në sezonin e fundit te Barcelona. Mbrojtësi i djathtë francez është përfolur shpesh për një largim të mundshëm nga katalanasit, por kjo gjë mund të ndodhë vërtet në verën e ardhshme.

“Fichajes” zbulon se për francezin ka interes të madh të paktën nga tri gjigantët e Premier League: Liverpool, Chelsea dhe Man. United. Kounde ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2030, gjë që i ndihmon katalanasit të mos jenë në presion për largimin e tij.

Barcelona mund të heq dorë prej Kounde, vetëm nëse oferta e ardhur është 80 milionë euro.

The post Liverpool, Chelsea dhe United në garë për anësorin e Barcelonës, katalanasit duan 80 mln euro appeared first on Telesport.