Mijëra shqiptarë nga anë e mbanë botës janë mbledhur sot në parkun pranë muzeut Madurodam, afër Gjykatës Speciale në Hagë, për të protestuar dhe për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë tash e pesë vjet.
Kjo protestë, e organizuar nga mërgata shqiptare dhe e mbështetur fuqishëm nga veteranët e luftës së UÇK-së, është masive dhe përfaqëson zërin e një kombi që nuk dorëzohet në kërkesën për drejtësi dhe vlerësim të sakrificave të tij.
Në këtë moment historik, flamujt kuq e zi dhe simbolika e UÇK-së mbulojnë hapësirën, duke treguar unitetin dhe vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur dinjitetin dhe për të kërkuar lirinë e plotë të drejtësisë.
Ndiqni LIVE çdo zhvillim: