Zëdhënësi i LDK-së dhe ish-deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa, e ka konfirmuar se listën me kandidatë për deputetë e ka hartuar Vjosa Osmani, si bartëse e listës.
Por, ai ka thënë se kjo është bërë në koordinim me Abdixhikun.
“Listën përfundimtare nuk e di. Është një listë, që konform statutit dhe praktikave të LDK’së, e krijon ose e përpilon bartësi i listës, në këtë rast znj. Osmani, natyrisht në koordinim të plotë edhe me kryetarin e partisë z.Abdixhiku”, ka deklaruar Mustafa në ATV.









